Keni provuar të grimoheni me tampon? (Video)

E publikuar: 10/03/2017 12:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këtë javë, një bloggere e bukurisë nuk ka sugjeruar ndonjë truk të rrezikshëm për t’u dukur bukur, përkundrazi ka sugjeruar diçka krejt të re dhe të padëgjuar më parë: aplikimin e grimit me tampon.

Ashley Blue DeFrancesco ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram, ku tregon se sa proces i lehtë dhe efikas është aplikimi i grimit me tampon.

Por, nëse pyetni se a bën punë më të mirë tamponi sesa gishtat apo furçat e grimit, padyshim se këto të fundit, pasi që tamponët janë të përbërë nga pambuku dhe e absorbojnë thuajse tërë grimin.

Sidoqoftë, videoja e artistes në fjalë mbetet interesante dhe është diçka që mund ta provoni edhe vet.

http://www.instagram.com/p/BQ8cQbGjPD9/