Facebook ka lansuar shërbimin e quajtur ”Messenger Day”, që ua mundëson përdoruesve të ndajnë me publikun ose miqtë mesazhet e dekoruara me foto dhe video të cilat zhduken pas 24 orësh.
Messenger Day po lëshohet për të gjithë që e kanë aplikacionin e Facebook për chat në të dyja platformat – iOS dhe Android.
Për ta pasur dhe përdorur Messenger Day, sigurohuni që e keni versionin më të ri të Messenger në telefonin tuaj. Kur ta hapni Messenger, klikoni në kamerën që është e shënuar me formë dielli.
Për të shtuar art dhe efekte, klikoni ikonën e smiley në krye dhe pastaj klikoni për të shtuar në foto ose video. Ju gjithashtu mund të shtoni tekst mbi fotot tuaja.