“Edhe me Demarkacion nuk do të liberalizohen vizat” (Video)

E publikuar: 10/03/2017 00:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sonte në emisionin debatues “CLICK” të RTV21, temë diskutimi ishte “Pezullim apo ndërprerje e dialogut”.

Juristi Vigan Qorrolli tha se është turpi i Evropës dhe i zonjës Modgerini që ne kemi mbetur siç tha ai, izolatrikët kryesorë në Evropë. Qorrolli tha se është i bindur që edhe nëse e përfundojmë Demarkacionin nuk do ta marrim liberalizimin e vizave të nesërmen, shkruan rtv21.tv

“Ne mbesim ende izolatrikët kryesorë në Evropë dhe ky është turpi i Evropës, turpi i zonjës Modgerini, për shkak se ajo duke qenë se vjen prej një shteti siç është Italia nuk ka arritur ta kuptojë turin e vet ballkanik që e ka bërë javën e kaluar, që është bërë ekskuluzivisht tur unë besoj për derusizimin e Serbisë dhe Malit të Zi, jo për shkak të Kosovës jo për shkak kështu, ne edhe nëse e përfundojmë Demarkacionin të jeni të bindur që liberalizimin e vizave nuk do ta marrim të nesërmen”, është shprehur Qorrolli.