Trajneri i gjigantit italian “dëshiron” që të bëhet trajner i Juventusit

E publikuar: 09/03/2017 18:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, ka dhënë një deklaratë që s’do t’iu pëlqejë aspak tifozëve kuqezi.
 Ai është shprehur i gatshëm që të marrë drejtimin e Juventusit.

“Juventus? Pse jo? Profesionalizmi nuk përjashton asgjë”, deklaroi Montella për “Gazzetta dello Sport”, përcjellë “lajmi.net”.

“Ndoshta të punoja për Lazion do të ishte më e vështirë, për shkak të të kaluarës dhe për faktin se në Romë e kam shtëpinë në anën tjetër të qytetit”, shtoi Montella.