Gjithmonë fuqia pastruese e ujit është përdorur për qëllime kuruese. Në naturopati veçoritë e ujit përdoren dhe për të pastruar zorrën e trashë, pikërisht me hidrokolonterapi, një lavazh i zorrës mirëbërës që ka si qëllim të eliminojë mbeturinat dhe toksinat: ndihmon të detoksifikohemi, të shfryjmë barkun, të luftojmë shqetësimet e zorrëve dhe të zgjidhim shumë probleme të tjera shëndetësore, edhe ato që nuk janë të lidhura drejtpërdrejtë me zorrën e trashë.
Pa dhimbje dhe pa përdorur medikamente: hidrokolonterapia është një ilaç natyral i bazuar në pastrimin e zorrës së trashë.
zorretMe konkretisht hidrokolonterapia është një pastrim i zorrës së trashë nëpërmjet ujit, të cilit i shtohen substanca terapeutike (kripëra minerale). Ky ujë futet nëpërmjet rektumit në mënyrë delikate dhe pa dhimbje.
Funksioni i ujit me kripëra minerale është t’i bëjë feçet të lëngshme, të heqë mbeturinat që veshin muret e zorrës së trashë duke i nxjerrë jashtë substancat e refuzuara nga organizmi.
Lëngu i futur gjatë lavazhit të zorrës i shtohet volumit të feçeve duke ushtruar një presion në muskulaturën e zorrës dhe duke stimuluar intensivisht reflekset e defekimit.
Të mirat e hidrokolonterapisë
Të mirat e hidrokolonterapisë janë vërtet të shumta dhe mund t’i vërejmë që në seancat e para. Duke vepruar mbi organin kryesor të eliminimit, zorrën, nxjerrin dhe eliminojnë sasi të mëdha mbeturinash në çdo trajtim.
Avantazhet e hidrokolonterapisë janë:
Dezintoksimi i përgjithshëm i organizmit me pastrim të thellë
Ndjesi mirëqenieje: eliminim i mukozës, gazit të zorrëve, toksinave, grimcave ushqimore të patretura.
Ndjesi lehtësimi: presioni mbi organet afër njeri-tjetrit zhduket.
Përmirësim i sëmundjeve të zorrëve: kapsllëk, kolit, dizbiozë (alterim i florës bakteriale), sindromi i zorrës së irritueshme, hemorroide, meteorizëm (fryrje e barkut), diarre.
Shtim i tonicitetit abdominal dhe të peristaltikës: nëse zorra është shumë e bllokuar nuk mund të keni një peristaltikë të mirë.
Zhdukje të papastërtive tipike të lëkurës të tilla si: puçrra, pika të zeza, akne, ekzema dhe dermatit.
Sëmundjet gjinekologjike përfitojnë dukshëm: për shembull vaginiti dhe leukorrea.
Myku ose kandidoza (infeksioni i mykut) ka lehtësim të dukshëm nga hidrokolonterapia.
Përmirësohen sëmundjet urologjike: cistiti dhe infeksionet e rrugëve urinare.
Tretje më e shpejtë dhe zbutje e frymës së keqe (alitozë) dhe ndjesisë së përgjumjes pas ngrënies.
Funksionim më i mirë i mëlçisë, për sa kohë toksinat e pengojnë funksionimin e mirë të saj.
Eliminim i substancave toksike në gjak.
Përmirësim i artropatisë kronike, reumatizmës dhe artrozës.
Përfitime optimale për astmën dhe alergjitë.
Më shumë qartësi mendore, ndihmon kujtesën dhe reflekset.
Aftëson zorrët për një përthitje më të mirë.
Reduktim i dëshirës për të ngrënë sheqerna dhe karbohidrate.
Lehtëson rënien në peshë.
Cikli menstrual më pak i dhimbshëm.
Përmirëson tonusin muskular të zorrës së trashë.
Zhduken shqetësimet e lidhura me kolitin, sindroma e zorrës së trashë të irritueshme dhe probleme të tjera gastro-intestinale.
Reduktim i kileve të tepërta dhe një stomak të sheshtë.
Lëkura bëhet e shndritshme, e freskët dhe ngadalësohet procesi i plakjes.
Aksion anticelulit.
Stimulim i mbrojtjeve imunitare të organizmit.
Formohet terreni optimal për të rimbjellë florën bakteriale.
Zhdukje e parazitëve dhe e krimbave të zorrëve.
Terapi e shkëlqyer kundër plakjes së organizmit.
Përmirësim i edemave dhe gjendjeve inflamatore (eliminim i substancave irrituese).
Benefite për celulitin.
Riekuilibrim i peshës për personat nën peshë.
Lehtësim nga lodhja kronike.
I vlefshëm nga pikëpamja e parandalimit: eviton shfaqjen dhe kronizimin e disa shqetësimeve të zorrës së trashë.
Simptomat e dhimbshme në pergjithësi përmirësohen, për shembull, migrena përfiton shumë nga hidrokolonterapia.
Sistemi imunitar forcohet.
Patologjitë e prostatës përfitojnë dukshëm nga hidrokolonterapia.
Lehtësohet mbingarkesa me substanca toksike të tilla si: ndotës të mjedisit, barna, kimioterapia ose tepricat ushqimore.


















