infosot
  •   Fillimi
  •   Lajmet
    • Lajmet
    • Bota & Rajoni
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Lokale
  •   Sport
  •   Lifestyle
    • Lifestyle
    • Stil
    • Këshilla Seksuale
  •   Tech
  •   Opinione
  •   Showbiz
  •   Fun
    • Fun
    • Kuriozitete

Infosot.com

  • Ballina
  • Lajmet
    • Bota & Rajoni
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Lokale
  • Sport
  • Lifestyle
    • Stil
    • Eros
  • Tech
  • Opinione
  • Showbiz
  • Fun
    • Kuriozitete

Produktet që nuk duhet t’i vini kurrë në fytyrë

E publikuar: 20/02/2017 16:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kujdesi ndaj lëkurës duhet të jetë i vazhdueshëm. Ai nis që nga të ushqyerit shëndetshëm, higjiena e përditshme dhe përdorimi i kremërave dhe produkteve përkatëse që duhet t’i përshtaten nevojave të saj.

Fytyra është zona më delikate e trupit dhe për këtë arsye kërkon një kujdes specifik. Më poshtë do të gjeni një listë me 10 produktet që nuk duhet t’i përdorni kurrë në fytyrë. Zbuloni përse-të.

LLak flokësh: Gaboni rëndë nëse mendoni që llaku i flokëve mund t’ju mbajë të fiksuar grimin. Ai nuk duhet vënë kurrë në fytyrë pasi përmban vernik dhe alkool që thajnë lëkurën dhe e irritojnë atë.

Deodoranti: Deodoranti është një produkt shumë i nevojshëm gjatë tërë vitit. Mos u kujtoni për të vetëm gjatë verës. Por nuk duhet përdorur kurrë mbi fytyrë pasi mund t’ju krijojë skuqje dhe ndjesinë e vazhdueshme të kruajtjes.

Boja e flokëve: Këshilla e mëposhtme vlen për të gjitha ato femra që lyejnë flokët në shtëpi. Kini kujdes kur aplikoni bojën në vijën ndarëse mes flokëve dhe lëkurës. Boja përmban amoniak, një substancë e cila nuk duhet vënë kurrë sidomos në zonën e ballit apo poshtë syve.

Margarinë: Shumë njerëz e përdorin këtë yndyrë vegjetale kur kanë probleme me psoriazën. Por nuk duhet përdorur kurrë në fytyrë pasi mund të mbyllë poret, pengon hidratimin e lëkurës dhe nxit mbiprodhimin e qelizave të vdekura.

Kremi hidratues i trupit: Ju ka mbaruar kremi hidratues i fytyrës dhe nuk keni mundësi të blini një të ri ? Ndoshta mund të përdor pak nga kremi i trupit ? Jo! Dermatologët dhe estetistët ndalojnë kategorikisht përdorimin e tij në fytyrë.

Shampoja: Shampoja përmban përbërës që mund pastrojnë flokët dhe të heqin yndyrën e tyre, por nuk ka të njëjtin efekt në fytyrë. Molekulat e saj mund ta thajnë atë dhe të krijojnë zona plasaritjeje në lëkurë.

Serumi i flokëve: Serumi i flokëve nuk ka asnjë efekt pozitiv nëse përdoret në fytyrë.
Kremi për thembrat e këmbë : As mos e mendoni një ide të tillë. Lëkura e fytyrës është shumë më e ndjeshme se zona e thembrave, prandaj nuk duhet kurrsesi të aplikoni këtë krem.

Manikyri: Kur ishit fëmijë ju pëlqente të shpërfytyronit fytyrën e kukullës Barbie me manikyr ? Është mirë që të mos e provoni këtë ide të çmendur në të përditshmen tuaj. Manikyri përmban molekula akrilike që mund të djegin fytyrën.

Majoneza : Majoneza mund të jetë një ide e mirë për të bërë sallatën ruse, por jo për fytyrën. Ka përmbajtje acide që bllokon poret dhe nuk lejon ajrosjen e lëkurës.
Urojmë që këshillat e mësipërme të jenë sa më të dobishme dhe t’ju ndihmojnë në ritualin tuaj të bukurisë.

NGA KATEGORIA

Pse ChatGPT nuk mund të tregojë orën?

Punoi me 2 turne për të krijuar agjentë me AI, pushohet nga puna dhe zëvendësohet nga krijesa e tij

5 arsye pse duhet të vizitoni mjekun e syve

Këto janë fshatrat ku është e “ndaluar” të vdesësh, një qenka edhe në Itali

TË FUNDIT
Ahmet Isufi për autostradën e Gjilanit: Qytetarët nuk duhet të mashtrohen
Ahmet Isufi: Peja fuqishëm krah Aleancës
Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor
Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident në Serbi
Isufi: Me AAK-në do t’i kthehet perspektiva e komunës se Artanës, entuziazëm ngado që po shkojmë
Momenti i fishkëllimave të tifozëve, Vinicius heq foton me fanellë të Real Madridit nga profili
Bashkatdhetarët po presin deri në 14-orë në kufirin Hungari-Serbi
Terrorizohen banorët e fshatit Ratkoc: Një person i vë flakën autoambulancës, tenton të ndezë zjarr edhe në disa shtëpi
“Le të kthehet Hashim Thaçi e kushdo, s’ka kush që e nalë”, Bahtiri me lëvdatat për Kurtin
Luiz Ejlli hap Big Brother VIP Fan Club, prezanton Kiara Titon, puthje romantike mes çiftit

Media Shqipëtare

  • RTK
  • Zëri
  • Telegrafi
  • Rrokum TV
  • Express
  • Koha
  • Tribuna
  • Kosova Sot
  • KosovaPress
  • Lajmi.net
  • Evropa e Lirë
  • Deutsche Welle
  • Zëri i Amerikës
  • Epoka e re
  • BotaPress
  • Gazeta Blic
  • Politiko
  • IndeksOnline
  • Krokodili
  • Gjirafa
  • Albinfo.ch
  • Kallxo
  • RTV 21
  • Klan Kosova
  • 2LONLINE
  • Kosova Live
  • Kosova e Lirë
  • Gazeta Lajm
  • Politiko
  • Gazeta Fjala
  • Ora News
  • Top Channel
  • Mapo Online
  • Rajonipress
  • BalkanWeb
  • NOA
  • Panorama
  • Shekulli
  • Gazeta Standard
  • Nacional Albania
infosot.com
Partnerët medial:
infosot.com
infosot.com
Kontakti | Marketingu | Immpresum | Institucione

Infosot është portal i pavarur i lajmeve, i themeluar nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2007. Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të portalit Infosot.com, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Infosot Sh.P.K | M: +383 49 323 333 | +383 44 383 333 | E: mailto:[email protected]

© INFOSOT.com - 2007 - 2024 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

✕