E “vulosë” Xhavit Haliti: Ja çka do të ndodhë me koalicionin dhe me zgjedhjet e reja!

E publikuar: 11/02/2017 17:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas zërave të shtuar për prishjen e koalicionit dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme, shumë gjëra qartëson njëri nga njerëzit më të fuqishëm të PDK-së.

Ai në një prononcim për Gazetën Blic ka theksuar se nuk ka prishje të koalicionit me LDK-në e as zgjedhje të shpejta.

Ai tha se në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së nuk është biseduar për prishje të koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sa i përket deklaratave të Shukri Bujës, i cili tha se shumë shpejt PDK do ta prish koalicionin dhe se ka pajtueshmëri në partinë më të madhe në vend për këtë gjë, Haliti tha që “njerëzit janë të lirë të diskutojnë, dhe që qëndrimin e Bujes e dimë të gjithë sepse e ka shprehur edhe në parlament”.

“ As une e as Shukri Buja nuk mund të marrim vendime të tilla, për këto kujdeset kryetari Veseli”, shtoi tutje Haliti.

Ndryshe, ditëve të fundit ka pasur përplasje ndërmjet PDK-së e LDK-së, rreth koalicionit dhe zgjedhjeve./ Gazeta Blic