Ish-ambasadori britanik në Jugosllavi, Sir Ivor Roberts, i cili vite më parë është deklaruar edhe kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës ka thënë se ka thënë se Serbia dhe Kosova duhet t’i shkëmbejnë territoret
Ai ka theksuar se kjo është mënyra e vetme për të arritur paqe dhe stabilitet dhe marrëdhënie të qëndrueshme, transmeton Gazeta Express.
Roberts, i cili ishte ambasador britanik në Jugosllavi nga viti 1994 deri në vitin 1997, e që më vonë ka publikuar librin e tij “Bisedat me Millosheviqin”, këto deklarime i ka bërë pas një takimi me ambasadorin serb në Londër.
Më 2008, Roberts kishte dalë kundër njohjes së pavarësisë duke thënë se shpallja e pavarësisë së Kosovës e hapë kutinë e Pandorës./GazetaExpress/