Ibrahim Berisha
Kur, më në fund, është dashur të lirohet Ura në Mitrovicë për qarkullim të lirë, ndërtohet muri pa e parë askush! Mas 17 vjete të Luftës, të pasojave të gjalla të krimeve të ushtrisë dhe milicisë serbe ndaj civilëve shqiptarë, Serbia mban të okupuara pjesë jo vetëm të territorit, por edhe shumë nga sistemet ekonomike, arsimore, kulturore.
Interferon me “roja” në siguri, në mbrojtje, në qeverisje lokale, shkakton evazion fiskal sistematik, bllokon sistemet ekonomike, minerare, turistike, energjetike, mban sistem alternativ të arsimit, të shëndetësisë, të informimit, ushqen provokime të hapura antikushtetuese me qeveritarët që vijnë në Kosovë dhe flasin për rrënimin e rendit kushtetues dhe shkatërrimin e plotë të shtetit.
Të gjitha këto veprime janë të sanksionuara me me Kushtetutën e Kosovës dhe me ligjet në fuqi.
Edhe ndërtimi i murit ishtë një veprim i paligjshëm dhe i dënueshëm me ligjet aktuale, një krim urbanistik, frymëzuar dhe realizuar nga qeveritarëve serbë.
Në vend se të fillonjë procedura e hetimit për mbylljen e Urës dhe të rrugës, humbet kohë dhe energji politike dhe qeveritare duke lënë mënjanë temat themelore që kanë të bëjnë me zhvillimin shoqëror, ekonomik, kulturor.
Javë të tëra qeveria e Serbisë detyroi qeverinë e Kosovës të merret me Murin sikur edhe me Trenin, të cilin e nisi vet nga Beogradi dhe e shndërroi në temë politike e diplomatike kundër Kosovës.
Qeveria dhe institucionet e Kosovës do të humbin rrugën kryesore të zhvillimit të shtetit të së drejtës, nëse vazhdojnë të merren të vonuar me agjendat që i dikton qeveria e Serbisë. Agjendat e saj ndalen duke u paraprirë me veprime ligjore dhe kushtetuese.
Me zbatimin e plotë të ligjeve të shtetit të Kosovës, pa ngurrim, në gjithë territorin.