Me siguri se ndonjëherë keni hasur në këtë thënie, “Nëse bini në dashuri për të dytën herë, atëherë nuk ka qenë dashuri e vërtetë herën e parë”… Shumë e vërtetë kjo thënie, apo jo?
Duhet shumë guxim për të rënë në dashuri herën e dytë, sepse shumica e njerëzve nuk kanë përvojë të mirë nga dashuria e parë dhe druhen t’i futen prapë kësaj rruge. Por, posa të bini në dashuri për të dytën herë, sigurohuni që t’ju zgjasë përgjithmonë, transmeton Telegrafi.
Dashuria e dytë zë vend të veçantë, pasi që ju shëron nga e kaluara dhe ju ndihmon të ndjeheni më mirë. Veç kësaj, ju jep edhe forcë, sepse pas një përvoje të hidhur, mbështetja nga tjerët dhe forca ju duhen më së shumti.
Ekspertët gjithashtu tregojnë se intensiteti i dashurisë së dytë është shumë i madh se i kaluari, e gjithashtu edhe do të ndjeheni më të sigurt pranë njëri-tjetrit. Prandaj, nëse veç keni vuajtur ndonjëherë nga dashuria e parë, harrojeni atë dhe filloni kërkimin për personin që do t’ju shpëtojë nga ajo përvojë. /Telegrafi/