Publicisti dhe gazetari Dardan Islami me një fjale rasti iu drejtua sot protestuesve dhe kërkoi lirimin e Ramush Hardinajt njëlloj si turma e madhe që ishte mbledhur para tij për të përkrahur Komandantin e dikurshëm “Ramush i dashur, komandanti im edhe sot ndjemë, e jemi me ty si atëherë kur të gjithë ushtaret e tu ia kishim lënë në dorë jetën lirisë së Kosovës”. Islami gjithashtu kujtoj kohët kur ishte në frontet e luftës dhe përmendi moton e Haradinajt, “Se për Kosovën ja vlen të vuash” moto kjo që sipas tij i kishte motivuar e vazhdon ti motivoj ata. Gjithashtu Islami përmendi forcën dhe shpresën që komanadati i dikurshëm ngjalli te ai “Qëndresa jote heroike dhe burrërore përball Gjykatës se Hagës dhe kësaj në Francë neve luftëtareve të tu të dikurshëm na jep shpresë”
Si shumë të tjerë Islami pohoi pafajësinë e Hardinajt duke theksuar se ai ua kishte prishur planet për ndarjen e Kosovës qysh ne vitin 1999. Ndërsa Francës i kujtoj edhe njëherë moton e saj “Liri, Barazi, Vëllazëri” dhe u kërkoi të lirojnë Haradinajn.



















