Bashkëshortja e ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt , Anita ka thënë disa fjalë mjaft prekëse me të cilat rrëfen vështirësitë me të cilat është përball bashkëshorti i saj, shkruan Gazetablic.
Ajo në Facebook ka bërë publike një fotografi të tij në të cilën thotë këto fjalë:
“Nje gje e di Ramush, qe me shume t’u dha e drejta me qendru ne billboarda se sa t’besh politike funksionale dhe efektive ne vend, me shume te mbajten ne gjykata se sa te lane hapesire funksionimi dhe sherbimi ne Kosove, me shume bere “shoke” (e theksoj ne thonjeza) burgjesh se sa jetove momente te lumtura me femijet tane e me mua, por per nje gje jam e sigurte sepse edhe koha do ta vertetoje, sikur oponentet e tu politike te sorollateshin gjykatave perjetesisht nuk do te mbijetonin kurre, madje koha do t’i harronte. Ramush, shpresoj qe do jemi deshmitare te kohes une, ti dhe populli dhe koha vet do ta vertetoje, por mbijetove fal vertetesie se atdhedashurise, aftesise se qeveriberjes, fal pastertise qe pate ne punen dhe veprat e tua dhe fal deshires per te krijuar nje shtet kuptimplot!!! Mbaje mend, te tjeret do harroheshin, koha do te gjykoj!!!!”