MI: Gjendje e mirë e rrugëve në tërë vendin

E publikuar: 17/01/2017 15:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se pastrimi dhe mirëmbajtja e rrugëve nacionale dhe rajonale ka mundësuar një qarkullim të lehtësuar në të gjithë vendin.

“Menaxherët rajonalë të Ministrisë së Infrastrukturës, ekipet mbështetëse dhe kompanitë e kontraktuara nga MI, së bashku me Policinë e Kosovës po vazhdojnë të punojnë në koordinim të plotë, për zhvillimin e komunikacionit pa pengesa dhe të sigurt”

“Po ashtu, ekipet e MI-së po bashkëpunojnë me ekipet lokale nëpër komunat e Kosovës për të vazhduar pastrimin e rrugëve në zona të thella malore”.

“Me gjithë gjendjen e mirë të rrugëve, Ministria e Infrastrukturës i këshillon qytetarët që të qarkullojnë me kujdes të shtuar, të jenë të kompletuar me pajisjet e nevojshme dimërore, të respektojnë ligjin, duke respektuar rregullat e parkimit, për të mos shkaktuar parregullsi dhe bllokim të rrugëve, në mënyrë që gjatë mirëmbajtjes së tyre të mos shkaktohet ndonjë pengesë”, bën të ditur kjo ministri.