Kantautori Shpat Deda po bëhet gati për lansimin e këngës dhe videoklipit të tij më të ri të titulluar “Ninullë”. Kjo këngë është singli më i ri i kantautorit i cili e sinjalizon fillimin e publikimit të projekteve të reja të tij në vitin 2017 dhe 2018.
Kënga ‘Ninullë’ ka tekst dhe komponim të Shpat Dedës, ndërsa aranzhmanet, produksioni dhe inçizimet live për të janë bërë në bashkëpunim të afërt me Dritëro Nikqin në Studio C në Prishtinë. Në këtë proces ngushtë të involvuar ishin edhe Nesim Maxhuni në tupana dhe Fatjon Miftari në klaviaturë. Masterizimi i këngës është bërë në studion Alshar në Maqedoni.
‘Ninullë’ do të lansohet të premtën më 20 Janar në ora 20:00 lokalin Dit’ e Nat’ në Prishtinë.


















