Siç vlerëson ai, ata ishin intelektualë të kohës moderne të paluhatshëm në përpjekjet e tyre për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve.
Postimi i plotë i Thaçit:
Sot është 35 vjetori i vrasjes së tre veprimtarëve të shquar të lëvizjes sonë kombëtare, Kadri Zekës dhe Jusuf e Bardhosh Gërvallës.
Kadriu dhe vëllezërit Gërvalla ishin intelektualë të kohës moderne të paluhatshëm në përpjekjet e tyre për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve.
Do t’i kujtojmë gjithmonë, sepse me kontributin e shquar dhe veprimtarinë e pandalshme hynë në historinë e ndritur të Kosovës. HTH

















