Veseli: Në Reçak nisi fillimi i fundit të Serbisë në Kosovë

E publikuar: 15/01/2017 16:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, janari ka një simbolikë të jashtëzakonshme në historinë e popullit tonë.

“Është muaji i sakrificave të mëdha, i rënieve të mëdha. Është muaji i krenarisë dhe lavdisë për popullin tonë. Është edhe muaji i Reçakut, fshatit martir që u bë simbol i sakrificës dhe rezistencës kosovare në sytë e gjithë njerëzimit”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook, përcjell Koha.net. “E vërteta e Reçakut kapërceu kufijtë e shteteve, kapërceu kontinentet dhe preku ndërgjegjen e njerëzimit. Kështu, një fshat i vogël u kthye në pikë kthese për historinë e Kosovës dhe atë botërore. Në Reçak, nisi fillimi i fundit të Serbisë në Kosovë”, ka shtuar më tej ai.