Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, dy Serb dhe një Shqiptar pasi që gjatë kontrollit në veturën Opel Vectra me të cilën ishin duke lëvizur është gjetur dhe konfiskuar 962.76 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”.
Arrestimi është bërë tek Dheu i Bardhë.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

















