Zëvendësministri kritikon shefin e tij: Qeveria po hesht për trenin

E publikuar: 14/01/2017 14:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, ka dal kundër trenit serb.

Ai ka shkruar në Facebook se Qeveria e Kosovës po hesht karshi trenit, shkruan lajmi.net.

Koci është zëvendësministri, mirëpo ka dal kundër heshtjes së shefit të tij, që s’ka dhënë asnjë deklaratë në lidhje me hyrjen e trenit serb në Mitrovicë.

Ky është postimi i plotë i Kocit në Facebook:

Nuk është tren ky? Është kishë serbe në rrota!

Kjo kishë në rrota nuk po futet ilegalisht në Kosovë! Serbia po invadon në Kosovë!

Qeveria e Kosovës e din se si duhet me vepru në raste te invazionit! Ajo po heshtë!

Me fjalë e me letra invazioni nuk ndalet!