Gjilan,dhunë familjare, njëri rrah gruan tjetri motrat

E publikuar: 14/01/2017 13:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy raste të dhunës familjare janë  ndodhur gjatë ditës së enjte dhe të premtes në Gjilan.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, për  këto raste janë arrestuar dy persona.

Njëri nga të arrestuarit të premten ka rrahur bashkëshorten e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Ajo ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit.

Ndërsa një person tjetër pas një mosmarrëveshje ka sulmuar dy motrat e tij, të cilat kanë pranuar tretman mjekësor.