Asht trishtuese që elita politike e Serbisë me t’kaluemen që e kanë po arrijnë me mashtrue nemenklaturen politike të BE’s.
Zenun Pajaziti, Shef i Grupit Parlamentar te PDK’s sa i perket linjes se re hekurudhore Beograd-Mitrovice, ka thane se ky asht nji provokim i radhes i Serbise.
“Serbia po vazhdon me abuzue me gatishmenine tone per dialog dhe se po abuzon edhe me vete serbet qe jane ne Kosove te cilet po rrezikon me i izolue”, ka thane Pajaziti.
Ai ka permend edhe rezoluten per lirimin e Haradinajt, per te cilen ka thane se krejt deputetet kane dashte per me u lirue Haradinaj.
Pajaziti ka thane se e jona asht me pune per me i zgjidhe problemet qe i kemi te shumta ne vend.
Simbas tij, simbolikat e Serbise, sikur asht treni dhe muri jane provokime qe nuk sjellin perspektive por vetem izolim per Serbine.
Shefi i deputeteve te PDK’s ka thane se asht e randesishme qe muri ne veri duhet me u hek, por ngjarjet e fundit kane ba qe keto edhe munden me qene te nderlidhuna.
“Rasti i trenit dasht e pa dasht ka me u ba teme e parlamentit, por duhet pa sa jane efektive keto ne menyre qe keto abuzime te Serbise me u stopue”, ka shtue Pajaziti.
Ky tren i duhet sikur Kosoves ashtu edhe Serbise, por ky tren ne kete menyre nuk mundet me u ba ure komunikimi por ure ndamje dhe izolimi dhe kjo ka me i kushtue ma se shumti vete serbeve ne Kosove.
“Serbia po e shantazhon progresin e Kosoves, dhe kjo ka ndodh gjithmone me Serbine sa here vendi yne ka pase progres, Serbia ka dale gjithnji me nji provokim sikur asht tash rasti i murit por edhe trenit”, ka nenviziue Pajaziti.
Derisa per kauzat e opozites ai ka thane se edhe ata duhet me punue per te miren e vendit, e ne kete rast edhe per liberalizimin e vizave.
Pajaziti keto komente i bani ne Rrokum Roll me Fidan Jupollin ne Televizionin Rrokum.
Per ma shume shihne emisionin e plote.