Nga janari i vitit 2016 deri shtator prokurorët vendor kanë pranuar në punë 1111 kallëzime penale me 1773 persona. Ndërsa nga ky numër ata kanë arritur që ti zgjidhin 996 lëndë me 1880 persona, kështu ka bërë të ditur, Lavdrim Krasniqi, drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial gjatë raprotimit të Raportit të Mekanzimit përcjellës të statistikave për periudhen janar – shtator.
Gjatë raportimit të tij para anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Krasnqi ka bërë të ditur se prokurorët e të gjitha prokurorive në vend kanë për nëntë muaj kanë arritur që t’i zgjedhin 89 për qind të kallëzimeve.
“Sipas raportit në këtë periudhë del se ka pasur 2105 lëndë të trashëguara nga vitet paraprake me të cilën është nisur puna në vitin 2016. Në këtë periudhë për të cilën po raportojmë, sipas raportit, del se janë pranuar 1111 lëndë, me 1773 persona. Ndërsa janë zgjidhur 996 lëndë me 1880 persona. Duke pasur parasysh lëndët që kanë mbetur nga periudha paraprake, aktualisht në fund të kësaj periudhe kanë qenë në punë 2220 lëndë për këtë raport nëntë mujor për këto vepra karakteristike”, ka thënë Krasniqi, raporton “zeri.info”.
Ai ka bërë të ditur se nga subjektet të cilat kanë parashtruar kallëzime penale prinë Policia e Kosovës e cila ka paraqitur 812 kallëzime penale, e pasuar nga Agjencioni Kundër Korrupsionit me 65 kallëzime penale, Doganat 51 kallëzime penale, të dëmtuarit me 52 kallëzime penale dhe qytetarët me 47 kallëzime penale të parashtruara.
Kransiqi ka dekluar po ashtu se për 1880 persona janë hedhe 29 për qind e kallëzimeve penale, në 0.5 për qind ka pasur bashkim të procedurës, ka pasur 2 masa të trajtimit psikiatrik. Po ashtu ka pasur transferim nga shtetet e tjera 0.15 per qind, pushim të hetimeve për 19 për qind të rasteve, ndërsa, aktakuza ndaj të pandehurve janë ngritur mbi 50 për qind. Sipas tij, 52 për qind e rasteve janë të zgjidhura me aktakuza, mbi 900 persona janë të akuzuar për këto vepra penale karakteristike vetëm në nënë mujor.
Në bazë të këtij raporti të prezantuar pra anëtareve të KPK-së, thuhet se “Gjykatat në gjatë kësaj periudhe kanë marrur 406 vendime lidhur me aktet akuzuese. Në këto 406 vendime, 0.9 për qind janë vendime të cilat janë hedhë aktet akuzuese, 61 për qind janë shpallë fajtor persona e akuzar, në 16 për qind janë liruar dhe 14 për qind janë refuzuar aktet akuzuese nga ana e Gjykatave. Ndërsa, prokurorët kanë paraqitur ankesa në 95 raste të vendimeve të gjyqësore, ku prej tyre kanë shtruar ankesë në 22 për qind të rasteve gjyqësore. 39 ankesa janë mbi lartësinë e dënimit që e ka shqiptuar Gjykata. Për arsye të tjera janë 56 ankesa”, bëhet e ditur në raportin e mekanizmit përcjellës.
Ndërsa, të gjeturat në këtë raport nëntë mujor sipas Kryeporkurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, del se pokurorët e kanë bërë një punë të mirë ku kanë arritur ti zgjidhin 89 për qind të rasteve të cilat iu kanë shkuar në punë.
“Sipas raportit shihet se prokurorët e kanë kryer një punë relativisht të mirë prej 1111 kallëzimeve penale, janë kryere 996 raste. Do të thotë mbesin të pa kryera 115 raste, kthyër ne për qindje i kemi të kryera 89 për qind të rasteve. Mirëpo, duhet ta bëjmë një krahasim me vitet e kaluara. Në përgjithësi kanë mbetur të pa kryera 2220 raste, me 4387 persona, pra është rritur me 115 numri i rasteve të pa kryera krahasur me vitin 2015”, ka deklaruar i pari i prokurorisë në vend
Mirëpo, Lumezi ka thënë se ka disa vërejte në punën e prokurore, sidomos me trajtimin e lëndëve që kanë të bëjnë me armë mbajtje pa leje. Ndërkaq, Lumezi ka thënë se prokurorët kanë bërë punë të mirë në luftimin e veprave që kanë të bëjnë me luftimin e korrupsionit dhe lëndëve narkotike.
“Unë i kam disa vërejte sa i përket punës së prokurorëve sa i përket rasteve me armë mbajtje pa leje ku kanë mbetur të pa kryera 31 raste të kësaj natyre. Është e pa arsyeshme sepse për këto raste nuk duhet ndonjë hetim i madh dhe për një kohë të shkurtë arrihen suksese në zgjidhjen e këtyre lëndëve. Në bazë të këtij raporti sukses ka pasur në rastet që kanë të bëjnë me droga, ku janë zgjidhur 307 raste vetëm gjatë nëntë mujorit të këtij viti. Po ashtu kemi pasur sukses edhe në trajtimin e rasteve të korrupsionit ku janë kryer 333 raste me 596 persona. Po ashtu kemi pasur sukses edhe në trajtimin e rasteve të korrupsionit ku janë kryer 333 raste me 596 persona. Ndërsa, janë paraqitur 354 raste gjatë këtij viti. Pra kanë mbetur vetëm 21 lëndë të pa kryera. Është një sukses I mirë I prokurorëve të cilët I kanë hetur këto raste”, ka deklaruar Lumezi. /Zeri/
















