Sot në Kuvendin e Kosovës, deputetët një zëri kishin një qëndrim: Serbia e sotme është hiq më pak se Serbia e Millosheviqit!
Ky është postimi i plotë i Krasniqit:
“U THA E ÇKA JO?!
Sot në Kuvendin e Kosovës, deputetët një zëri kishin një qëndrim: Serbia e sotme është hiq më pak se Serbia e Millosheviqit!
Me ketë konstatim nuk kam si mos të pajtohem!
Por ku dallon Serbia e sotme nga ajo e viti 2011 e sidomos ajo e vitit 2012-2016, kur krerët ë shtetit i filluan dhe i vazhduan bisedimet për çështjet e brendshme te Kosovës, nga te cilat bisedime, Serbia nuk kishte sesi mos te dilte e fituar.
Veç kësaj, kjo periudhë e solli edhe një Gjykatë Speciale e cila do t’i ndjekë vetëm krimet e pretenduara te Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, por jo edhe krimet dhe gjenocidin serb te kryera në Kosovë, gjatë e para luftës se fundit?!
Pse Kuvendi i Kosovës, nuk e merr iniciativën për të plotësuar Ligjin e miratuar kohë më parë e i cili i ka amnistuar krimet serbe në Kosovë?!
Për ketë çështje, ne Kuvend ka edhe një kërkesë nga Shoqata e familjarëve te Klinës, të cilët kërkojnë plotësimin e ligjit në fjalë. Ata kërkojnë që Gjykata Speciale duhet t’i ndjekë edhe kriminelët serbë.
Kjo iniciativë, do të dëshmonte se diskutimet e sotme te deputetëve në Kuvendin e Kosoves për rastin Haradinaj ishin te sinqerta! Përndryshe, ato diskutime do të mbesin vetëm sa për sy e faqe!”