Lideri i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka shtruar tri çështje se si duhet të vlerësohet ndalimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj në Francë më 4 janar pas fletëarrestit të lëshuar nga Serbia.
Limaj ka thënë se ndalimi i Haradinaj është politik dhe nuk ka të bëjë me drejtësinë, pasi që ai i ka kryer punët me drejtësinë.
“Ndalimi i Hardinajt ngrit tre çështje. Numër një, integriteti dhe dinjiteti i Kosovës, mbrojtja dhe trajtimi i qytetarëve të Kosovës dhe e treta raporti ynë me shtetin tonë”.
Ai ka thënë se arrestimi i Haradinajt nuk duhet të shikohet si çështje personale e tij.
“Çështja e Haradinajt nuk duhet të shikohet si individuale, sepse ai personifikohet me shtetësinë e Kosovës, personifikohet me themelet e Kosovës. Nuk është atak në personin fizik të Haradinajt ky sulmi serb, gjuetia serbia, pasi kjo do të ishte e keqja më e vogla e mundshme, por ataku i figurës së Haradinajt është atak në themelet e Kosovës”.

















