Një shqiptare ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi tentoi të trafikojë nga Shqipëria për në vendin fqinj, plot 700 gramë heroinë.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave, shtetasja shqiptare, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, tentoi të kalonte drogën nga Shqipëria në Napoli, ku dhe banonte.
Ajo u ndalua bashkë më djalin e saj 3 vjeçar, teksa kishte fryrë barkun dhe pretendonte se ishte shtatzënë. Por në fakt, nga kontrolli i ushtruar nga policia, rezultoi se shqiptarja kishte fshehur pikërisht lëndën narkotike të mbështjellë me letër natriban.
Ishte qeni i policisë që e bëri të ndihej nervoze shqiptaren, e cila për momentin ndodhet në arrest shtëpie./Gazeta Express/