Thaçi takon senatorin amerikan Doll, i rrëfehet për situatën në Kosovë

E publikuar: 09/01/2017 21:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidneti Hashim Thaçi, gjatë kohës sa po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka bërë me dije se është takuar me senatorin Robert Doll.

Në profilin e tij në Facebook, presidenti Thaçi shkruan se ka pasur një takim të përzemërt me senatorin me të cilin ka diskutuar për rolin që SHBA-ja ka pasur në lirinë e pavarësinë e Kosovës.

“Senatori Doll ka qenë një ndër kontribuuesit kryesor në afirmimin e çështjes së Kosovës dhe aspiratës për liri dhe pavarësi. Por, fokusi i bisedës ishin zhvillimet aktuale në Kosovë dhe nevoja që SHBA-ja të vazhdojë të luajë rol udhëheqës për të gjitha proceset e rëndësishme në Kosovë dhe në rajon”.

Thaci thotë t’i ketë shprehur mirënjohjen për atë që senatori ka bërë për Kosovën dhe madje i ka dhënë edhe një dhuratë, transmeton infosot.com.

“E falënderova, në emër të qytetarëve të Kosovës, senatorin Doll për kontributin e tij personal për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Në shenjë mirënjohjeje i dhurova një suvenir me hartën e Kosovës të bërë me gurë mineralë nga toka e jonë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.