Cana në mbështetje të Haradinajt

E publikuar: 09/01/2017 13:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kapiteni i Kombëtares së Futbollit të Shqipërisë, Lorik Cana, ka dal në mbështetje të Ramush Haradinajt, pas arrestimit të ish-kryeministri të Kosovës në Francë, njofton Klan Kosova.

Cana ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës meriton të lirohet pasi ai është ndaluar me një urdhërarrest të motivuar politikisht nga Serbia.

“Dua të shprehë mbështetjen time të plotë për Ramush Haradinaj, i cili është arrestuar për shkak të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga shteti serb, dhe që është i motivuar nga arsye politike. Haradinaj dy herë është gjykuar i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare”, ka shkruar Cana në gjuhen frënge.

“Ne të gjithë shpresojmë se gjykata franceze e liron shpejt Haradinajn për t’iu kthyer familjes së tij”.