Temperatura -13, punëtorët e Ujësjellësit sanojnë prishjen në Prishtinë

E publikuar: 08/01/2017 16:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pavarësisht temperaturave minus që janë duke mbretëruar në Kosovë, punëtorët e ujësjellësit KUR Prishtina janë duke e sanuar një prishje të gypit në kryeqytet, mbrapa Teatrit Kombëtar

Ekipet e KUR Prishtina janë duke e gërmuar vendin me ekskavator, dhe janë duke e sanuar problemin për ta rikthyer furnizimin me ujë.

Kujtojmë se temperaturat gjatë punës së tyre kanë arritur -13 gradë gjatë ditës, por sanimi i prishjes është duke vazhduar.

Ilir Abdullahu drejtor i Kur Prishtina, ka thënë se përkundër që punëtorët po ballafaqohen me vështirësi, furnizimi me ujë pritet të kthehet pas një ore në zonën e Parkut të Qytetit, rrugën “Qamil Hoxha” dhe “Agim Ramadani”.

“Apelojmë tek konsumatoret që t’i mbrojnë ujëmatësat që kanë pasi sot kemi shumë lajmërime nga ana e konsumatorëve që kanë pëlcitur xhamat e matësve të ujit. Ne po mundohemi që në maksimum të mos ndalim furnizimin me ujë pasi temperaturat janë shumë të ulëta”, ka deklaruar Abdullahu.