Ndërkombëtarët të ndajnë qasjen me Kosovën ose Serbinë (VIDEO)

E publikuar: 07/01/2017 20:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vendet e bashkësisë ndërkombëtare të cilat kanë prezencë në Kosovë dhe ndikim është dashur të ndajnë qasjen ndaj fletarrestëve të Serbisë që ka për komandantë e ushtarë të Kosovës. Kjo qasje  e tyre është e papranueshme dhe duhet të definohet njëherë e përgjithmonë ose me Kosovën ose me Serbinë.

Kështu ka deklaruar deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi për televizionin TribunaChannel.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha, ka thënë së të gjitha vendet e botës demokratike duhet të reagojnë për këtë rast, pasi këto aktakuza janë të ngritura nga prokuroritë e Serbisë dhe janë të kohës së  Millosheviçit.

Për më shumë ndiqeni storien e përgatitur nga TribunaChannel: