Dy të arrestuar për sulmin ndaj autobusit me pelegrin serb

E publikuar: 07/01/2017 16:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy te dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi qe te njëjtit kane hedhur mjete te forta ne drejtim te autobusit me pelegrin serb duke dëmtuar një xham.

Rasti ka ndodhur në Rrugën “Trina” në Gjakovë. Tutje Policia ka bërë të ditur se, nuk raportohet për te lënduar. Me urdhër te prokurorit një i dyshuar dërgohet ne mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër lirohet ne procedure te rregullt.