Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka reaguar ndajë deklaratave të ish drejtorit të këtij Instituti Sylë Tahirsylaj, i cili ka folur rreth gjendjes se motit.
Duke parë uljen e temperaturave, Tahirsylaj në cilësinë e ekspertit të fushës ka kërkuar nga Institucionet e vendit, që të shpallin gjendje të jashtëzakonshme nga dita e hënë dhe të mbyllën shkollat për një javë në mënyrë që fëmijët të mos i ekspozohen rreziqeve të ngricave dhe të ftohtit.
IHMK, e ka quajtur jokompetentë Tahirsylaj për të folur për këtë prunë, ndonëse i njëjti e ka udhëhequr për disa vjet Institutin. IHMK ka thënë se do të përdorë masa ligjore ndajë Tahirsylajt, po ashtu edhe ndajë portaleve që e publikuan lajmin.
I kujtojmë IHMK-së që lajmi.net e ka cituar Tahirsyljan në cilësinë e ekspertit meteorologjikë, dhe jo në cilësinë institucionalistit, ashtu siç pretendon IHMK.
















