Qeveria e gatshme të përballet më situatën pas reshjeve dhe uljes së temperaturave

E publikuar: 07/01/2017 15:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur së të gjithë mekanizmat kompetentë e institucional  janë në janë të angazhuara për ballafaqim të situatës pas reshjeve të borë dhe temperaturave të ulëta.

Me anë të një komunikate për media Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur së përmes mekanizmave kompetentë institucionalë, po e përcjellë me vëmendje të posaçme situatën e krijuar në Kosovë pas reshjeve të mëdha të borës si dhe temperaturave të ulëta që kanë përfshirë vendin.

“Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, Qendra e Situatave në kuadër të Këshillit të Sigurisë në Zyrën e Kryeministrit, Ministria e Infrastrukturës si dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave janë plotësisht të angazhuara në ballafaqim me situatën, duke rritur gatishmërinë në tejkalimin e kësaj emergjence”, thuhet në komunikatën e Qeverisë, përcjell lajmi.net.

Në komunikatë thuhet se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, po ashtu ka kërkuar nga institucionet kompetente që të rrisin mobilizimin, gatishmërinë dhe koordinimin e gjithanshëm për t’i dal në ndihmë qytetarëve, institucioneve lokale, si dhe të gjitha komuniteteve e banorëve të vendit të cilët mund të ballafaqohen me pasojat e kësaj situate.