Disa shtëpi të bllokuara totalisht nga bora në një fshat të Suharekës

E publikuar: 06/01/2017 19:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fshati ‘Krushicë e Epërme’ në komunën e Suharekës është bllokuar komplet nga bora e madhe që ka rënë gjatë natës së mbrëmshme dhe gjatë ditës së sotme vazhdimisht.

Sasia e borës, sipas banorëve, ka arritur gati në një metër. Rreth 30 shtëpi janë bllokuar nga bora, dhe në rast të ndonjë nevoje emergjente, qendra e Suharekës ndodhet rreth 13km larg nga fshati.

Banorët i bëjnë apel qeverisjes lokale në Suharekë që sa më shpejt të ndërhyjnë në hapjen e rrugëve të bllokuara nga bora e madhe.