Nesër mblidhet Kryesia, vendos për seancën lidhur me arrestimin e Haradinajt

E publikuar: 06/01/2017 19:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Kosovës njofton se nesër do të mblidhet  Kryesia e Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare në ora 12:00.

Ndërkaq do të bëhet shqyrtimi i kërkesës për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme, me këtë rend dite:

Mbajtja në arrest e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në Francë.

Luten te gjithë gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët e redaksive të akredituar në Kuvendin e Kosovës, që me rastin e përcjelljes së takimeve dhe ngjarjeve të tjera, për të cilat ftohen të raportojnë, të vijnë 15 minuta para se të fillojnë takimet.