Hoxhaj tregon se çfarë po bën shteti për lirimin e Ramush Haradinajt

E publikuar: 06/01/2017 12:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj nëpërmjet një konference për media ka shpalosur të gjitha veprimet që ka ndërmarrë Kosova për lirimin e Ramush Haradinajt i cili po mbahet në arrest në Francë. Hoxhaj ka thënë se Ministria e Drejtësisë tashmë i ka shkruar autoriteteve franceze duka ia dhënë versionin për fletëarrestin e Serbisë.

Hoxhaj ka thënë se Serbia e ka keqpërdor dhe po e keqpërdor INTERPOL’in për të ndjekur qytetarët e Kosovës.

“Të mërkurën unë jam informuar në orën 3 pasdite që Z.Haradinaj është ndaluar, që atë ditë kam pas një telefonat direkte, dhe mund të them që kam biseduar disa here në telefon me te. Kam formuar një ekip punues në MPJ, ku kem marr kontakt me ambasadën franceze, me Ministrinë e Drejtësisë, me policinë e Kosovës që të komunikojnë me Interpolin, me që ndalesa ka ardhë nga ata. Pas takimit me ministren Hoxha dhe Shpend Maxhuni kem bërë kërkesë për lirimin e  tij dhe në këtë kërkesë dëshmohet në mënyrë ë mirëfilltë pafajësia e tij edhe pas vendimit të Hagës” ka thënë Hoxhaj, raporton Gazeta Express.

Ai ka thënë se Konsulli dhe ambasadori Qendrim Gashi po qëndrojnë në qytetin ku po mbahet zoti Haradinaj

“Dje gjatë ditës kam pas telefonatë me ministrin e punëve të jashtme të Francës dhe e kam informuar në detaje për atë se si fletarrestime të tilla janë të motivuara politikisht, po ashtu ministri ka pas informatë të plotë për situatën në fjalë, dhe unë kam kërkuar që ai të ndërmerr çdo gjë që ai të lirohet sepse është i pafajshëm”, ka deklaruar Hoxhaj

“Mjerisht gjykata dje ka vendosur që Haradinaj të qëndroj në një afat të pacaktuar në paraburgim. Ne sot kemi bërë një kërkesë të dytë duke dëshmuar në detaje që Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën, dhe kemi përmendur një numër të madhe të rasteve të ngjashme”, ka thënë Ministeri i jashtëm.

“Unë kam bërë kërkese zyrtare për të udhëtuar në Francë me qëllim që ta informoj detajisht ministrin për ndjeshmërinë e rastit, dhe se si për ne është shumë kyqe që Z.Haradinaj të lirohet”

Hoxhaj ka thënë se Kosova ka kemi raporte të shkëlqyera me Francës dhe i ftoj partitë politike qytetarët qe ti ruajnë këto raporte.