Halimi: Tallja me Linda Morinën i ka kaluar kufijtë

E publikuar: 05/01/2017 22:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sociologia Sibel Halimi konsideron se mediat, në veçanti televizionet, kanë kaluar kufijtë duke u tallur me këngëtaren Linda Morina

Halimi thotë se kjo më së miri tregohet me përfshirjen e saj në televizionet e Shqipërisë, ku Linda ishte e vetmja mysafire nga Kosova, transmeton lajmi.net

Reagimi i Halimit:

Tallja me Linda Morinën ka filluar t`i tejkaloj kufijtë territorial të Kosovës. Këtë më së miri e tregon përfshirja e saj në televizionet e Shqipërisë. E vetmja mysafire nga Kosova në emisionin “Xing me Ermalin” (pavarësisht nëse të tjerë të ftuar kanë anuluar pjesëmarrjen), ishte Linda. Kjo është lojë e ndytë e televizioneve që asnjëherë nuk bëjnë përpjekje për ta emancipuar shoqërinë dhe individin, por me perfiditetin më të lartë shfrytëzojnë injorancën, të cilën e promovojnë si vlerë!