Thaçi arrin t’i ulë në një tavolinë liderët shqiptarë të Maqedonisë

E publikuar: 05/01/2017 18:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në një tryezë të rrumbullakët drejtuesit e partive shqiptare në Maqedoni. Ai tha se në këtë takim u ka treguar atyre për gatishmërinë për angazhim maksimal në përfaqësimin sa më të mirë të shqiptareve në Maqedoni.

“Bashkë me liderët e partive politike shqiptare të Maqedonisë, sot diskutuam për nevojën e një koordinimi më të mirë ndërshqiptar atje, duke u bazuar në respektimin e vullnetit të votuesve dhe në riafirmimin e përcaktimeve programore dhe strategjike. Aliu, Bilalli dhe Ziadini shprehen gatishmërinë e tyre për t’u angazhuar maksimalisht në përfaqësimin sa më të mirë të interesave të shqiptarëve dhe të prosperitetit e stabilitetit afatgjatë të Maqedonisë”, ka shkruar Presidenti në Facebook.