Nikolicit ende nuk i është dhënë leja që të hyjë në Kosovë

E publikuar: 05/01/2017 14:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti serb Tomislav Nikoliq ende nuk marrë përgjigje nga autoritetet kosovar për tu lejuar qëndrimi në Kosovë, të premten, për kremtimin e Krishtlindjeve ortodokse në komunën e Shtërpcës.

Burime të Gazetës Express, brenda Qeverisë së Kosovës, thonë se Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ende nuk ka dhënë aprovim për lejimin apo jo që presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, të vizitojë komunën kosovare me shumicë serbe, Shtërpcë.

Gazeta Express ka provuar të marrë konfirmimin nga MPJ’ja por kontakti me zëdhënësit e kësaj ministrie ka qenë i pamundur.

Nga ana tjetër, Presidenca serbe të mërkurën ka njoftuar se Presidenti Nikolic do të vizitojë Kosovën me rastin e kremtes së Krishtlindjeve ortodokse.