Sonte fillojnë reshjet e mëdha të borës. Nga e premtja nis dimri i vërtetë!

E publikuar: 04/01/2017 23:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thonë se sonte në mbrëmje priten të fillojnë reshjet e borës, shkruan GazetaBlic.

Sipas Besim Aliut nga  IHMK-së, muaji janar do të karakterizohet me reshje të dendura të borës, ku si pasojë do të ulen edhe temperaturat.

“Temperaturat pas reshjeve të borës që priten te bien sonte natën dhe ditën nesër e pasnesër , do të ulën -17 deri ne -19. Shtypja atmosferike gjithashtu do të ulët në vlerat e normales, do të fryejnë erëra nga veriu dhe verilindja me shpejtësi prej 12 metrave në sekond“, tha Aliu për Gazetën Blic.

Sipas tij, ky dimër nuk do të jetë i njëjtë me atë të 2006-ës.

“Këto temperatura minimale nuk janë të ulëta krahasuar me viteve e kaluara. Vendi ynë është në ndërtimin e masave me origjine polare, të cilat janë të qëndrueshme. Nga dita e nesërme deri më 14 janar nuk pritet të kemi vlera pozitive, do të jenë edhe ditën edhe natën mbi vlerën minus . Ditën temepraturat do të mbërrijnë deri në 5-6 gradë. Dita e premte do të jetë më e ftoftë, ku maksimalja shkon deri në -9 gradë celsius, kurse ditët tjera do të afrohet rreth vlerave 0 diku -1. Kjo gjendje do të vazhdoj deri më 13-14 janar”, ka thënë Aliu për GazetaBlic.

E krejt në fund Aliu tha se i ftohti ekstrem pritet që të jetë në fundjavë, ku temperaturat do të shkojnë deri në -19 gradë.

“ Ekstremet -18 deri në-19 priten diku të shtunën dhe dielën”, përfundoi Aliu.