U kap 4 ditë para Vitit të Ri, kush ishte 22 vjeçari që u vetëvar në burgun e Rrogozhinës

E publikuar: 03/01/2017 21:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zbardhen detaje të reja nga vetëvrasja që një 22 vjeçar bëri në burgun e Rrogozhinës mbrëmjen e sotme.
Mësohet se viktima është Estref Halili, 22 vjeç nga Kolonja e Lushnjës, i cili u gjet nga shokët e dhomës, i vetëvarur në tualetin e burgut.

Ai u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Rrogozhinës, por vdiq 15 minuta pas mbërritjes atje. Nga të dhënat e para bëhe e ditur se 22 vjeçari ndodhej në qeli pasi më 26 Dhjetor të këtij viti në makinën e tij iu gjet nga policia një thikë dhe një dozë kanabis. Për momentin, shkaqet e vendimit ekstrem janë ende të panjohura, ndërkohë që policia është duke bërë hetime në vendngjarje për zbardhjen e saj.