DJ i klubit të natës “Reina”, i cili u sulmuar nga militanti i ISIS-it në rrethinën e Stambollit, Ortakoy, ka folur për skenat e tmerrit brenda lokalit të natës, duke thënë se ishte fshehur nën kabinën e DJ-it, për një orë të tërë gjatë dhe pas sulmit, ku u vranë 39 persona dhe u plagosen 64 të tjerë.
“Unë dhe miku im Ufuk u fshehëm brenda kabinës së DJ. Ishte ora 1.17 e mëngjesit. E dashura ime më shkroi një mesazh dhe në këtë çast e kuptova sa ishte ora. Do t’ia ktheja mesazhin. Në lokal ishin duke 700 apo 800 njerëz. Ata po vallëzonin dhe po argëtoheshin. Pastaj i dëgjova të shtënat. Në atë moment na zuri paniku të gjithëve” ka thënë DJ i lokalit të natës “Reina”, Abdullah Can Sarac, transmeton Express.
Ai ka treguar se si i sulmuesi kishte shtënë pandërprerë.
“Nën kabinë është një hapësirë shumë e ngushtë. Ufuk me tërhoqi mua nën të dhe aty u fshehëm. Madje, ai ma mbylli gojën që mënyrë që të mos bëja zhurmë,” ka shpjeguar ai.
Sipas tij, sulmuesi në një moment kishte shkuar pranë kabinës ku ai dhe shoku i tij fshiheshin.
“Kam mundur t’i ndiej hapat dhe frymëmarrjen e tij. Gëzhojat e zbrazura binin mbi dysheme e madje edhe mbi ne. Ai i harxhoi katër karikatorë. I numërova. Thashë me vete ‘O Zot shpresoj që ky është [karikatori] i fundit. Por të shtënat nuk u ndalen asnjëherë. Ai ishte vetëm, nuk kishte sulmues të tjerë,” shpjegon ai më tej.
Ai shtoi se i sulmuesi i ndërroi rrobat pak pasi që të shtënat kishin pushuar.
“Më pas i dëgjuan rënkime dhe njerëzit duke kërkuar ndihmë. Ishin tejet të frikësuar. E dëgjova sulmuesit duke thirrur ‘Allahu Akbar’ [Zoti është më i madh], tri herë. Pas pesë apo dhjetë minutave, policia erdhi. Ata i bën thirrje atij që të dorëzohej, por ai s’u përgjigj. Më pas i dëgjova edhe dy apo tri të shtëna dhe i thashë Ufukit ‘asgjë s’ka mbaruar ende’, do të vdesim këtu’. Pas 15 minutave dëgjuan thirrje që thoshin ‘shtrijuni në tokë!’ Policia po i kërkonte një gjë të tillë të plagosurve,” shtoi ai.
Sarac tregoi se si ai bashkë me shokun e vet u shpëtuan nga Forcat Speciale të Policisë.
“Bën thirrje për ndihmë. Forcat Special mbërritën. Lokali ishte plot me njerëz dhe kishte gjak cdo kund. Plot njerëz të vdekur e plagosur,” shpjegoi ai.


















