Nëse muri i ndërtuar në veri të vendit nuk do të rrënohet gjatë muajit janar konform rezolutës se djeshme të miratuar në Kuvendin e Kosovës, atëherë do të ketë trazira në nivel vendi ka thënë deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj.
Ky i fundit në një intervistë për emisionin ‘Fakt Plus’, ka thënë se kryeministri dhe ministrja për Dialog, kanë qenë në dijeni për ndërtimin e murit në veri.
E, sa i përket miratimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veteranët e luftës, Brahimaj ka thënë se AAK është kundër më i nda veteranët në kategori.
Më këtë projektligj, sipas tij, synohet rehabilitimi i aktivistëve të LPK-së qe kanë qëndruar jashtë vendit. Në këtë intervistë si dështimet më të mëdha të këtij viti, deputeti i AAK-së ka veçuar mungesën e krimit të organizuar dhe korrupsionit, marrëveshjet e dëmshme me Serbinë si dhe mungesën e liberalizimit të vizave.