Lista Serbe, përmes një komunikate për medie, ka bërë të ditur se sërish e ka “ngrirë” pjesëmarrjen e përfaqësuesve të saj në institucionet qendrore të Kosovës, në ekzekutiv dhe legjislativ.
“Aleksandar Vuçiq është kryeministër i qeverisë tonë të vetme dhe autoriteti i tij, si për ne, ashtu edhe për të gjithë serbët në Kosovë, është i padiskutueshëm. Për këtë arsye, ne, deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e institucioneve të përkohshme në Kosovë, shpallim se do të zbatojmë të gjitha vendimet e kryeministrit Vuçiq dhe do ta ngrijmë pjesëmarrjen në punën e Kuvendit dher Qeverisë së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe, të nënshkruar nga kryetari i saj, Slavko Simiq.
Gjithashtu, në komunikatë thuhet se “në përputhje me kërkesën e kryeministrit serb, Vuçiq,Mirjana Jevtiq do të tërhiqet nga posti i ministres së Administrimit të Pushtetit Lokal, sepse Mirjana Jevtiq”.
Tërheqja e Jevtiqit nga posti i ministres, siç thuhet në komunikatë, bëhet për faktin se ajo është serbe e Kosovës dhe e respekton autoritetin dhe kërkesën e kryeministrit të Republikës së Serbisë. (REL)