Marko Gjuriq, kreu i Zyrës serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka ripërsëritur sot se Millosh Misa-Vaciq i cili ishte dënuar për ekstremizëm nuk punon në zyrën e tij.
Gjuriq ka deklaruar se nuk ka gënjyer kur ka thënë se Vaciq nuk punon në këtë institucioni, ndërkaq “Blic”-i serb raporton se ia ka konfirmuar një zyrtar i lartë në këtë zyre se Vaciq “çdo ditë shkon në punë dhe se ka një kartëvizitë me emrin dhe funksionin e këshilltarit në Zyrën serbe për Kosovën”
Nga ana tjetër edhe punonjës të tjerë të kësaj zyreje i kanë thënë “Blic-“it serb se e takojnë Vaciqin çdo ditë.
“Vaciq nuk e ka zyrën këtu, por e takojmë atë. Janë shtypur edhe kartëvizitat me emrin e tij dhe funksionin në të cilin thuhet se është këshilltar,thanë ata, transmeton Klan Kosova

















