Kështu përshkruhet Jezu Krishti në Islam

E publikuar: 24/12/2016 22:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jezu Krishti është një figurë kryesore në Testamentin e Ri në Bibël, por ai vlerësohet edhe në Islam dhe ka një rëndësi të madhe në Kuran.
Në një video të lëshuar nga Business Insider tregohet qartë përshkrimi i Jezu Krishtit në Islam.

Në video thuhet:

“Myslimanët besojnë se Jezusi ishte një profet i Zotit. Njëjtë si  Muhamedi a.s kur përmendet emri i Jezusit ( Isa-it )duhet të pasohet thënia “Paqja qoftë mbi të”. Dhe ngjashëm , Islami dënon përshkrimin e Jezusit.

Myslimanët gjithashtu besojnë se Jezusi  pra Isa a.s do të kthehet në Tokë para Ditës së Gjykimit për ta rikthyer paqen dhe për ta mposhtur ‘Al-Masih Ad-Dajjal, apo Antikrishtin.

Njëjtë si të krishterët, myslimanët gjithashtu besojnë se Jezusi lindi nga Maria e virgjër. E njohur si Mejrem në Kuran, në librin e shenjtë të myslimanëve ekziston një kapitull i tërë dedikuar asaj transmeton Blic .

Kjo eshte historia e Mejrem “Dhe trego (o Muhamed) në Libër për Merjemen, kur u tërhoq nga familja e saj në një vend në lindje, duke e fshehur veten nga ata.  – ajo jetonte në lindje të Jerusalemit, larg syve të njerëzve. Ajo nuk lejonte askënd ta vizitojë dhe nuk vizitonte askënd. Të afërmit ia dërgonin ushqimin pranë derës dhe ajo e merrte më pas, ashtu siç merrte furnizim edhe nga vetë Zoti. Vetëm Zekeria a.s kishte të drejtë ta vizitojë. Në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare, asaj i shfaqet Xhibrili a.s në dhomën ku ishte izoluar dhe adhuronte Zotin – Ne i dërguam Shpirtin Tonë, i cili iu paraqit asaj si një njeri i plotë. – ishte një njeri i hijshëm dhe pa asnjë të metë – Ajo i tha:“Unë kërkoj që të më mbrojë i Gjithëmëshirshmi prej teje, nëse i frikësohesh Allahut. – nëse beson dhe i frikësohesh Zotit, mos më prek me dorë – Ai tha: “Në të vërtetë, unë jam vetëm një i dërguar i Zotit tënd, që të të dhuroj ty një djalë të pastër.”Ajo tha: “Si mund të kem unë djalë, kur asnjë mashkull nuk më ka prekur e nuk jam as e pacipë?!” Iu përgjigj: “Kështu është! Zoti yt ka thënë: ‘Kjo për Mua është e lehtë. Ne do ta bëjmë atë shenjë për njerëzit dhe mëshirë nga ana Jonë’. Dhe kjo është punë e kryer.” (Merjem, 16-21)

Sipas transmetimeve të sakta, Xhibrili a.s i fryu Merjemes tek e çara e jakës nga pjesa e kraharorit, frymë e cila i depërtoi brenda dhe në çast ajo mbeti shtatzënë

 

Megjithatë, Islami mohon se Jezusi është mishërim i Zotit. Gjithashtu, në Islam besohet se ai nuk ishte kryqëzuar, por ishte ngritur në qiell i gjallë”.

Ngritja në qiell e profetit Isa a.s, është shenjë e Ditës së Kiametit

Një ndodhi të tillë të pazakontë, Zoti i lartësuar e ka shënjestruar si sinjal i afrimit të Ditës së Kiametit. Thotë Zoti në Kuran mbi këtë fakt:“Në të vërtetë, Isai është shenjë e Orës (së Kiametit), në ardhjen e të cilës mos dyshoni kurrsesi. Pra, ndiqmëni mua, kjo është rruga e drejtë!” (Zuhruf, 61)

Kështu u ngrit në qielli profeti Isa a.s, i cili vazhdon të jetë i gjallë dhe vetëm pak kohë para se të ndodhë Kiameti do të kthehet sërish në tokë. Ai do të kthehet për të vrarë Dexhallin. Thotë profeti Muhamed a.s në një hadith të transmetuar nga imam Ahmedi dhe Ebu Daudi:”Profetët janë vëllezër të një babai, i përkasin një feje dhe kanë nëna të ndryshme. Unë jam njeriu më i afërt me Isain birin e Merjemes, sepse mes tij dhe meje nuk ka asnjë profet tjetër. Ai do të kthehet dhe nëse e shihni, besojeni. Ai është as i gjatë dhe as i shkurtër, me fytyrë të bardhë që anon nga e skuqura, flokët i duken sikur i kullojnë ujë, edhe pse nuk i ka të lagura. Ai do të zbresë tek minarja e bardhë e xhamisë në Damask. Ai do të thyejë kryqin, do të vrasë derrin, anulon taksat, shfuqizon të gjithë fetë përveç islamit. Në kohën e tij, Zoti do vrasë dhe Dexhallin. Toka do të përfshihet nga drejtësia, saqë devetë do të kullosin me luanët, lopët me tigrat dhe delet me ujqërit, kurse fëmijët do të luajnë me gjarpërinjtë pa e dëmtuar njëri-tjetrin. Ai do të qëndrojë në tokë për dyzet ditë, pastaj do të vdesë.