“Muri nuk është dialoguar në Bruksel”

E publikuar: 23/12/2016 19:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në bisedimet në Bruksel asnjëherë nuk është diskutuar për murin e ngritur në veri të Mitrovicës, ka thënë Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë seancës së jashtëzakonshme për këtë mur.

“Qëndroj prapa marrëveshjes që i kam nënshkruar në Bruksel, për periudhën për të cilën unë kam përgjegjësi edhe për këtë marrëvshje për rivitalizimin e urës dhe shndërrimin e rrugës në shëtitore.Unë me përgjegjësi them që në asnjë moment nuk është diskutuar muri, janë diskutuar dy rrethrrotullime dhe ndërtimi i shëtitores të cilat i kemi pranuar” ka thënë Mustafa.

Në lidhje me rrënimin e murit Mustafa ka thënë që është lajmëruar BE-ja dhe se inspeksioni veçse ka ndërprerë punimet atje, mirëpo menaxhimi, ndërtimi dhe rrënimi i atij muri është kompetencë e komunës.

Ndër të tjera ai ka shtuar se çështja e murit nuk do te dialogohet.

“Qeveria nuk merret me murin ndryshe, pos në pikëpamje të ligjit, ne nuk pranojmë të zhvillojmë dialog për murin. Nuk do të ketë muri, as nuk bëhet shkallë. Si qeveri nuk pajtohemi të dialogojmë për të” ka thënë Mustafa.