Tetëmbëdhjetë anëtarë të delegacionit të sigurisë ruse, përfshirë prokurorë dhe ekspertë të autopsisë, kanë arritur në Ankara për të hetuar vrasjen e ambasadorit rus në Turqi, Andrey Karlov, por edhe për riatdhesimin e trupit të tij në Moskë
18 anëtarët e delegacionit rus të përbërë nga zyrtarë të sigurisë do të hetojnë vrasjen e ambasadorit rus, por edhe riatdhesimin e tij në Moskë, shkruan DailyNews, transmeton Gazeta Express.
Është planifikuar një ceremoni e cila do të zhvillohet në aeroport, ceremoni lamtumirëse për ambasadorin karlov, ku i pranishëm do të jetë edhe zëvendëskryeministri turk Tugrul Turkeshi.