Skuadra e Liepzigut mori të paktën për 24 orë kryesimin e Bundesligës duke mundur me reuzltatin e pastër 2-0 Hertën e Berlinit që u ndëshkua me nga një gol në cdo pjesë. Në “Red Arena” vendasit e nisën festën në minutën e 40-të, kur Wernen mori një pasim të bukur nga Keita, dhe pasi i krijoi hapësira vetës e dërgoi topin në rrjetë.
Goli i dytë që vulosi fitoren e Liezpigut erdhi pas ekzekutimit të një këndoreje që gjeti Orban të lirë në zonë, goditja e të cilit me kokë ishte e pakapshme nga jarstein.
Schalke 04 dështoi të merrte fitoren në shtëpi me Frieburgun, duke barazuar 1-1. Miqtë u treguan të saktë nëpërmjet një kundërsulmi të shpejtë duke kaluar në avantazh me Niederlechner në minutën e 64-ërt.
Por në të 74-rën Konoplyanka ktheu paraspesën pas krosimit të Baba Rahman. Amir Abrashi u hodh në fushë në minutën e 79-të nga trajneri i Frieburgut, por rezultoi nuk ndryshoi më deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.


















