Lajmet

Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë

24.11.2026 14:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë

Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka paralajmëruar se do ta apelojë vendimin e Gjykatës Speciale lidhur me mënyrën e llogaritjes së dënimit prej 17 muajsh burgim, të shqiptuar ndaj tij në rastin për pengim të administrimit të drejtësisë.

Në një shkresë të dorëzuar më 23 nëntor në Dhomat e Specializuara të Kosovës, avokatja e Hashim Thaçit, Sophie Menegon, ka bërë të ditur se rezervojnë të drejtën për ta kundërshtuar para Dhomës së Apelit vendimin e gjykatësit lidhur me vuajtjen e njëkohshme të dënimeve në rastet 06 dhe 12, si dhe llogaritjen e kohës së kaluar në paraburgim.

Në vendimin e datës 17 nëntor 2026, Gjykata e Hagës e ka shpallur Thaçin fajtor për disa vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe e ka dënuar me 17 muaj burgim.

Në vendimin e tij, gjykatësi kishte deklaruar se nuk konsideronte që koha e kaluar në paraburgim nga Thaçi, në bazë të dy fletarrestimeve të ndara, mund të llogaritej për dy dënime të shqiptuara për vepra që nuk kanë ndërlidhje me njëra-tjetrën.

Mbrojtja e Thaçit në shkresën e publikuar potencon se po t’i ishte llogaritur Thaçit koha e kaluar në paraburgim që nga njoftimi për fletarrestimin në Rastin 12, dënimi prej 17 muajsh do të konsiderohej tashmë i vuajtur dhe ai do të ishte liruar.

“Po t’i ishte njohur z. Thaçi koha e kaluar në paraburgim që nga njoftimi për fletarrestimin në Rastin 12, dënimi i tij në këtë rast do të konsiderohej i vuajtur dhe ai do të ishte liruar”, thuhet në argumentimin e avokates Menegon.

Avokatja e Thaçit për rastin e dytë, ka theksuar se, për momentin, nuk kanë ndërmend të paraqesin parashtrime të veçanta lidhur me vazhdimin e paraburgimit të Thaçit, por kanë rezervuar të drejtën për ta apeluar Aktgjykimin, përfshirë vendimin për mosllogaritjen e njëkohshme të dënimeve dhe çështjen e kreditimit të kohës së kaluar në paraburgim./GE

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë

Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë

Jashari dhe Dimo flasin për zgjerimin e bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak

Miratohet raporti me amandamente për Projektligjin për rekrutimin dhe integritetin e gjyqtarëve e prokurorëve

Rama me akuza ndaj Qeverisë për projektin e memorialit të Adem Jasharit: S’po na lënë t’i nderojmë heronjtë tanë

“T’budallëm bre”, Mustafa reagon ndaj etiketimit të bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës si “UDB-sha”

“Ne të duam mami”, dy djemtë e Liridona Ademaj kërkuan që bluza me emrat e tyre të vendosej mbi varrin e saj

Osmani: Deri këtu paska arritur urrejtja ndaj LDK-së, të njollosen edhe ata që u vranë

Picula: Serbia të hapë arkivat e luftës dhe të japë informacione për të zhdukurit

Monologu prekës i vëllait 87-vjeçar të Jakup Krasniqit: Jakup, jam unë Dauti, do të pres derisa të kthehesh

“Na e kanë pështy shtetin në fytyrë”, Limaj kritikon ashpër sjelljen e Speciales gjatë vizitës së Jakup Krasniqit

Osmani për dialogun me Serbinë: Nuk ka kuptim të ecim përpara pa zbatimin e marrëveshjeve, BE-ja duhet të ndryshojë qasjen

“Shikone si e montuan”, Aleanca del me video: Propagandë e pushtetit

Osmani: Me vrasjen e Xhemail Mustafës u plagos ndërgjegjja e Kosovës, që ende kërkon drejtësi

Dyshohet se mashtroi qytetarët duke u shtirur si i sëmurë nga leukemia, familjarët e Endrit Azemit mblodhën para edhe në sheshin e Gjilanit

Sot fillon sistemi i pagesave të menjëhershme, tani të gjitha transfertat kombëtare kryhen në çast

Apple pritet të prezantojë disa produkte të reja në shkurt ose mars 2027