Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë për bllokimin e projektit për memorialin për heroin Adem Jashari në kryeqytet.
”Këto bllokada që na bëhen nga niveli qendror nuk na lejojnë as me i nderu heronjtë tanë dhe më të dashurit tanë. E kemi kryer të gjithë procesin, kemi mbetur vetëm me nënshkru kontratën, Pra të gjithë këto bllokada që na bëhen prej nivelit qendror, kur t’i heqim prej qeverisë këta njerëz që e sabotojnë këtë vend”, tha Rama para gazetarëve./EO
































