Morgan Schneriderlin ende nuk ka filluar asnjë ndeshje në sezonin e ri për Manchester United.
Prandaj edhe pritet një largim i tij nga Old Trafford. Është skuadra nga Liverpool, Everton që raportohet se ka nisur bisedimet për një marrëveshje me futbollistin.
Francezi është i padëshiruar te skuadra e Mourinhos, prandaj edhe pritet që të largohet në afatin e janarit./Klan Kosova/

















